Arrestohen 5 persona me rrezikshmëri të lartë në Pogradec, ja çfarë u sekuestrua

16 Shtator 2023 | 13:41

Në një hark kohor prej 5 muajsh Komisariati i Pogradecit ka arritur të godasë një numër të konsiderueshëm të personave që posedonin armë dhe municione.

Në 5 aksionet e zhvilluar janë vënë në pranga 5 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore duke sekuestrua arsenalë të tërë armësh, fishekësh, parash etj.

Policia bën me dije se janë arrestuar 

Artur Palla, banues në fshatin Çezmë e Madhe/ Pogradec, si dhe u shpall në kërkim nipi i tij:

Në banesën e tij  u gjet dhe  u sekuestrua një armë luftarake( pushkë automatike), mod.63, kalibër 7.62 mm, me nr.10229573 si dhe një sasi prej 10 fishekësh luftarakë, mod 56, kalibër 7.62 mm.

Enes Shaho,  janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një shkop hekuri ( si ai i policisë)

– Një thikë si dhe një celular i markës iPhone.

-Një armë zjarri e llojit “Ëjalter”

-Një karikator me 6 fishekë të kalibrit 9 mm.

– 3 fishekë pistolete të kalibrit 9 mm.

Artur Musollari, i dënuar me pare për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shperthyese dhe municionit”, person me rrezikshmeri te larte.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri e llojit pistoletë, mod 56, tip “TT” dhe në trupin e saj një krëhër me 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 1 fishekë tjetër në folene e fishekut. Gjithashtu është sekuestruar shuma prej  2000 dollar amerikan, 100 dollar kanadeze, 200 franga zviceriane, 3425 euro, 15 700 leke te rinj, një shkop bejzbolli, një palë dylbi dhe nje aparat celular i markës Iphone se bashku në kartën sim.

Alti Jasharllari, në fshatin Szarovë, Njësia Adm. Buçimas, ” i dënuar me pare per veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283  i K. Penal, pasi sipas informacioneve të siguruara për këtë shtetas se në afërsi të banesës brenda një muri dyshohej se ai kishte të fshehur armë zjarri dhe një sasi municioni.

Nga kontrolli i ushtruar në një ambjentet pikërisht në hapësirën mes dy mureve u gjendën dhe u sekuestruan:

– Një mitroloz i lehtë Mod 56

– Një armë automatik Mod.56

-Dy pushkë gjysautomatike mod.63

-Një kuti me 720 fishekë automatiku të hapur, mod.56

– 15 fishekë mod. 12.7 mm

-Një sasi e konsideruar fishekësh të hapur

– 13 krëhëra automatiku

– 3 krëhëra pushke mod.63

– 1  kuti me fishekë pistolete

– 1 shirit mitralozi me 30 fishekë

-2 krëhëra disk për mitroloz të lehtë

– 1 granatë dore ofensive

Halit Kalanxhi. Janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri pistoletë e markës TT

– Një armë gjahu e llojit çifte

– Një krëhër pistolete me 6 fishekë

– Tetë fishekë pistolete të kalibrit 7.62 mm.

– 5 fishekë për armë gjahu.

– 3 kapsolla detenatore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026