Arrestime në NBA: Trajneri Billups dhe Lojtari Rozier nën hetim
Një skandal ka përfshirë NBA-në, pasi një trajner dhe një lojtar i njohur janë arrestuar për përfshirje në një rast të paligjshëm bastesh sportive, raportoi CBS News, partneri amerikan i BBC-së.
Trajneri i Portland Trail Blazers, Chauncey Billups, dhe lojtari i Miami Heat, Terry Rozier, u arrestuan pas ndeshjeve të së mërkurës.
Hetimet federale kanë nisur pas zbulimit të një aktiviteti të dyshimtë bastesh që lidhej me një ndeshje të marsit 2023, ku Rozier, në atë kohë lojtar i Charlotte Hornets, kishte performuar ndryshe nga zakonisht. Sipas raportimeve të CBS, autoritetet po shqyrtojnë nëse lojtari ka manipuluar qëllimisht lojën për të përfituar nga një skemë e paligjshme bastesh sportive.
Në atë ndeshje kundër New Orleans Pelicans, Rozier luajti vetëm nëntë minuta dhe shënoi pesë pikë, duke u justifikuar me dhimbje në këmbën e djathtë. Para këtij takimi, ai kishte një mesatare prej 35 minutash dhe 21 pikësh për ndeshje, çka e bën performancën e tij të pazakontë.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë