Arrestohet 15-vjeçari në Tiranë, qarkullonte me armë zjarri dhe dorezë në çantë

30 Dhjetor 2024 | 11:07

Një 15-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pas një operacioni të organizuar falë inteligjencës policore. Shtetasi i mitur A.K., banues në Tiranë, u kap në flagrancë në zonën e Fushë-Mëzezit, ku dyshohej se po qarkullonte me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, 15-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri dhe një dorezë metalike (e njohur si përforcues grushti), të cilat u konfiskuan në cilësinë e provave materiale.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Policia e Tiranës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin për parandalimin e veprimeve të paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026