Arrestohet 24-vjeçari që u plagos me armë në Shkodër, nuk tregoi autorin që e qëlloi

25 Dhjetor 2024 | 10:45

Policia e Shkodrës ka arrestuar 24-vjeçarin e plagosur me armë zjarri në këmbë, në ngajrjen e ndodhur në qytetin verior më datën 23 dhjetor.

Sipas uniformave blu, 23-vjeçari nuk bashkëpunoi me hetuesit duke mos dhënë deklarime të plota për rrethanat e ngjarjes dhe autorin që e plagosi.

Pas hetimeve, policia zbuloi se ishte shoku i 24-vjeçarit, personi i cili e plagosi aksidentalisht dhe kjo ishte arsyeja pse i riu po mundohej të fshihte ngjarjen.

Organet ligjzbatuese kanë shpallur në kërkim autorin 22-vjeçar, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasit A. B., 24 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjatë procesit hetimor, i plagosuri nuk bashkëpunoi plotësisht me autoritetet, duke mos dhënë informacion të mjaftueshëm mbi rrethanat dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes.

Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin E. Sh., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka plagosur shokun e tij nga pakujdesia. E. Sh. akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Policia vijon operacionin për kapjen e 22-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026