Arrestohet 34-vjeçari që shpërndante kokainë me motor, i sekuestrohen para dhe armë
25 Tetor 2022 |
14:48
Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Pogradec, pasi u kap duke shpërndarë doza kokaine me motor.
Arjon Olldashim, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve, u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Motoristi”.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një shumë lekësh, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. O., u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me 9 fishekë, 2 thika, rreth 40 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe 2300 euro.
LEXONI GJITHASHTU
- I dënuar në Itali me 7 vite burg për trafikim droge, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë
- Në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë
- Goditet grupi kriminal në Greqi/ 2 shqiptarë në pranga, sekuestrohen 200 kg kanabis
Lajme të Sugjeruara
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës