Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Greqi, i kërkuar për trafik të 500 kg kokainë
Policia greke ka vënë në pranga një shtetas 39-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti nga autoritetet belge. I arrestuari është identifikuar si Osmen Hoxha, banues në Qendër të Fierit.
Sipas njoftimit të policisë greke, operacioni u krye nga oficerët e Nëndrejtorisë së Narkotikëve pranë Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar. Mediat greke raportojnë se arrestimi lidhet me hetimet e një organizate kriminale me bazë në Belgjikë, e dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.
Hetuesit belgë dyshojnë se grupi trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt vendeve të ndryshme evropiane, si dhe merrej me kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit të drogës jashtë territorit belg.
Në kuadër të këtij operacioni, në shtator të vitit 2024, në portin e Antëerpit u sekuestrua një kontejner me rreth 500 kilogramë kokainë.
I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente në Greqi, ku është caktuar masa e paraburgimit. Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi