Vrasja e 58-vjeçarit në Greqi, dhuna e shqiptarit u filmua nga kamerat e sigurisë
Pamjet e kamerave të sigurisë janë publikuar nga mediat greke ku duket momenti i dhunimit të 58-vjeçarit nga 29-vjeçari shqiptar në Neos Kosmos. Në video shihet automjeti i 58-vjeçarit duke u ndjekur nga 29-vjeçari dhe një person tjetër me motoçikleta.
Në një moment shoferi humb kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar. 29-vjeçari, i veshur me një helmetë të bardhë, i afrohet makinës, hap derën e shoferit dhe fillon ta rrahë 58-vjeçarin. Ai më pas humbi jetën pas plagëve të marra ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë.
Zyra e Prokurorit ka ngritur akuzë për vrasje me dashje ndaj 29-vjeçarit. Ai rezulton i arrestuar në të kaluarën përsëri për incidente me shoferët. Dëshmitarët që panë dhunën u shprehën se i riu e goditi brutalisht viktimën.
“Sapo dëgjova një krismë, djali tjetër erdhi me motor dhe filloi ta godiste. E la aty. Burri nuk u ngrit më, ndaloi së marri frymë”, tha një dëshmitar.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s