Arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim nga DEA amerikane për drogë dhe pastrimin parash

1 Shtator 2021 | 13:37

Policia ka arrestuar një shtetas të huaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane për trafikim droge dhe pastrim parash.

41-vjeçari me iniciale L.V u arrestua sot në rrugën nacionale Tamarë-Hani i Hotit, pas një hetimi nga zyra e DEA-s në Athinë dhe ndjekjeje dy mujore nga ana e Policisë së Shtetit.

Pritet që 41-vjeçari të ekstradohet drejt SHBA-së për t’u përballur me drejtësinë amerikane.

Ndërkohë, gjykata e Miçiganit në SHBA ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin për 2 veprat e mësipërme penale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026