Arrestohet aktori i Creed III. Jonathan Majors akuzohet se sulmoi një grua

26 Mars 2023 | 20:12

Aktori i Creed III, Jonathan Majors, është arrestuar me akuza për mbytje, sulm dhe ngacmim. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha se Majors, i cili luan së bashku me Michael B Jordan në filmin e publikuar së fundmi  Creed III, ishte konfliktuar brenda banesës me një grua 30-vjeçare të shtunën.

“Viktima njoftoi policinë se ishte sulmuar”, tha një zëdhënës i policisë. Majors u dërgua për pak kohë në paraburgim. Një përfaqësues i aktorit 33-vjeçar mohoi çdo keqbërje.

NYPD tha se ata u thirrën rreth orës 11:14 me orën lokale pasi morën një telefonatë 911 nga një apartament në distriktin Chelsea të Manhattan.

Ata shtuan se gruaja pësoi lëndime të lehta në kokë dhe qafë dhe u dërgua në spital.

Ndërsa aktori u lirua nga paraburgimi të shtunën mbrëma, tha një zëdhënës i NYPD për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Një përfaqësues i aktorit tha për LA Times: “Ai nuk ka bërë asgjë të keqe. Ne mezi presim të pastrojmë emrin e tij dhe ta sqarojmë këtë.”

Arrestimi i Majors vjen vetëm disa javë pasi aktori prezantoi një çmim në Oscar.

Karriera e tij mori hov pas pjesëmarrjes në filmin “The Last Black Man” në San Francisko të vitit 2019, përpara se të luante në filmin perëndimor të Netflix, “The Harder They Fall” dhe në filmin e Marvel Comics “Ant-Man and The Wasp: Quantumania”.

Majors luan kundërshtarin e Jordanit në Creed III, një film boksi i publikuar në fillim të këtij muaji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026