Arrestohet çifti nga Devolli me 5.8 kg kanabis, do e trafikonin në Greqi
Policia e Devollit, pas katër javësh hetim, këtë të enjte ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, bashkëshortë, pasi kanë prodhuar bimë narkotike në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.
Sipas raportimeve, nga kontrolli i banesës, policia ka gjetur 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi
Ndërkohë, policia ka sekustruar në cilësinë e provës materiale dy 2 celularë të të dy shtetasve.
Në kuadër të operacionit “Fazat” u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe, bashkëshortë, banues në Devoll, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçekut, kush e zëvendëson
Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçekut, kush e zëvendëson
- 10:23 Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar