Arrestohet djali i Nehat Kullës, u akuzua në polici për dhunë nga njerka e tij
Robert Kulla, djali i Nehat Kullës, një prej krerëve të bandave të Shqipërisë së vitit 1997, është arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune nga policia.
43-vjeçari është denoncuar në polici nga njerka e tij për “Dhunë në familje”. Sipas informacioneve të policisë Robert Kulla ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij të ndjerë, si dhe i theu çelësin e bravës, pas konflikteve për pronësinë e një banese.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës”, njofton policia.
Robert Kulla nuk është një personazh i panjohur për uniformat blu, 7 vjet më parë ai u arrestua si organizatori i vjedhjes spektakolare të një bankomati në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ndërkohë babai i tij Nehat Kulla, një nga të fortët e Tiranës të viteve ’90, i njohur ndryshe me nofkën “Gjenerali”, ndërroi jetë në vitin 2020, vetëm pak kohë pas daljes nga burgu.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë