Arrestohet hajduti serial në Sarandë, në shenjestër kishte automjetet e turistëve
Një 29-vjeçar me banim në Berat është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet si autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura në automjete të parkuara në qytet, kryesisht të turistëve.
Sipas policisë, rasti i fundit i vjedhjes u regjistrua më 19 qershor 2025, në lagjen nr. 1 të Sarandës, ku shtetasi me iniciale K. S. u kap në flagrancë, pasi kishte marrë një shumë parash nga një çantë e lënë në një automjet.
Nga hetimet paraprake rezulton se një ditë më parë, më 18 qershor, në të njëjtën lagje, ai dyshohet se kishte kryer një tjetër vjedhje, duke marrë 114 000 lekë nga një automjet tjetër.
Burimet policore bëjnë me dije se 29-vjeçari kishte si objektiv çantat e lëna në mjetet e turistëve, duke synuar marrjen e parave dhe sendeve me vlerë.
Materialet në ngarkim të të dyshuarit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën