Arrestohet i kërkuari i dytë për vrasjen e Hekuran Billës

19 Qershor 2020 | 15:51

Policia njoftoi se ka arrestuar të kërkuarin e dytë për vrasjen e Hekuran Billës, Viktor Markun. Marku është vëllai i Prel Markut, vrarë në Britaninë e Madhe në vitin 2006 nga viktima, Hekuran Billa.

Më herët këtë javë, Policia e Tiranës arrestoi njërin prej autorëve të dyshuar Sebastian Malin, nipin e Prelë Markut.

Hekuran Billa u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e 11 qershorit brenda automjetit të tij në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Nga breshëritë e plumbave Hekuran Billa mori plagë në kokë dhe në trup duke ndërruar jetë menjëherë. Pista ku po heton policia është vrasja për gjakmarrje.

 

Lexoni gjithashtu:

Ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës, Policia vë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar

VIDEO| Skema e atentatit, ndjekja dhe precizioni i qitësit pasagjer në mjetin e autorëve

Gjyqtarja që nxori nga burgu Indrit Doklen liroi edhe Hekuran Billën, prokuroria ishte dakord

Ekzekutimi i Hekuran Billës, nga dënimi për vrasje në Angli, tek favorizimi në gjykatat shqiptare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026