Arrestohet kreu i PSD në Kosovë, gazetari zbulon detaje nga protesta e dhunshme

29 Nëntor 2023 | 15:26

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci ka zbuluar detaje nga protesta e dhunshme e partisë Socialdemokrate të Kosovës.

Ai tha se një grup jo shumë i madh qytetarësh drejtuar nga kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj mbanin në dorë pankarta dhe qëllonin me tymues e mjete piroteknike, ose shokbomba në drejtim të një hoteli në Prishtinë, aty ku aktualisht po qëndron kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Rreth orës 15:00 situata paraqitej më e qetë, ndërsa Gjoci raportoi se ndërhyrja e policisë nuk ka qenë profesionale. Siç tha ai është hedhur gaz lotsjellës jo vetëm në drejtim të protestuesve, por dhe në drejtim të medias.

4 pjesëtarë të PSD-së, kryetari i kësaj force politike Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Korab Korça e Gent Brahimi janë arrestuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026