Arrestohet në Belgjikë shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

18 Mars 2022 | 16:12

Një 36-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belgjikë, gjatë një bashkëpunimi të policisë shqiptare dhe belge.

36-vjeçari M.P. nga Lezha ishte dënuar nga gjykata e Shkodrës me 18 vjet burg, prej të cilave i kanë ngelur 10 vjet e 5 muaj.

Arsyeja e dënimit është për vrasje me dashje, prodhim e shitje droge, prodhim e shitje armësh.

M.P. është dënuar edhe nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burg, për prodhim e shitje droge.

I arrestuari përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare, me qëllim që policia të mos e identifikonte.

Bashkëpunimi është bërë nga FAST Albania dhe FAST Belgjika, ndërsa Interpoli i Tiranës dhe Belgjikës po bashkëpunojnë që këta shtetas ta ekstradojnë në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026