Arrestohet në Këlcyrë një i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge
Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Këlcyrë, në kuadër të operacionit të koduar “Fugitive”.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi Fatbardh Çela, i njohur edhe me emrin Gentian Çela, banues në Këlcyrë. Ai ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Veronës për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e policisë lokale, pas sigurimit të informacioneve në rrugë operative për vendndodhjen e tij. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij.
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari