Arrestohet në Kosovë ish-sulmuesi i Partizanit, në kërkim nga policia shqiptare

5 Shkurt 2024 | 09:50

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon, është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës.

Futbollisti i cili aktulisht aktivizohet për Dukagjinin e Klinës ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për ushtrim dhune ndaj ish-të dashurës së tij.

Në momentin që ndodhi incidenti, ndaj Solomon u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Mos respektimi i kësaj mase sigurie bëri që ndaj tij të kërkohej arrestimi.

Lajmi është konfirmuar nga Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, në një prononcim të dhënë për mediat vendase.

“Mund t’iu konfirmoj se një person, shtetas i huaj, i kërkuar nga Interpoli, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara, apartamente e garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike Dy...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026