Arrestohet në Miami reperi Travis Scott

20 Qershor 2024 | 15:20

Reperi i njohur Travis Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster, u arrestua në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave të huaja, Travis Scott është arrestuar nën dyshimin për shkelje të ligjit në gjendje të dehur.

Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare, mësohet se reperi u arrestua në orën 04:35 me orën lokale.

Një hyrje në faqen e internetit të Departamentit të Korrigjimeve të Qarkut Miami-Dade thotë se 33-vjeçari u arrestua me emrin e tij të vërtetë, Jacques Bermon Webster.

Stacioni lokal i lajmeve WSNV-7 raportoi se arrestimi ishte i lidhur me një trazirë në një varkë çarter në Miami Beach Marina.

BBC Newsbeat ka kontaktuar Departamentin e Policisë së Miami Beach për informacione të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
18:45 | 25/07/2026