Arrestohet nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja

23 Janar 2025 | 10:26

Është arrestuar nga policia e Krujës, Ariel Rraja nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe djali i Flamur Rrajës.

Ariel Rraja është arrestuar ditën e djeshme dhe ishte në kërkim së bashku me babain e tij për sherrin e dhunshëm me Kujtim Cacën dhe të birin.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2024. Konflikti midis Flamur Rrajës dhe Kujtim Cacës nisi për një kanal.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Ariel Rraja, 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026