Arrestohet një person në Beograd lidhur me sulmin pranë Ambasadës izraelite

29 Qershor 2024 | 21:04

Një person është arrestuar në Beograd nën dyshimet se ka ofruar “mbështetje logjistike” për sulmin ndaj një pjesëtari të Xhandarmërisë serbe pranë Ambasadës izraelite në Beograd, bëri të ditur zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç.

Sulmuesi u vra nga pjesëtari i Xhandarmërisë, ndërkaq autoritetet thanë se ai ishte një shtetas i Serbisë, i konvertuar në fenë islame.

“Bëhet fjalë për Igor Despotoviç nga Beogradi, i lindur në vitin 1999, i cili ishte arrestuar dy vjet më parë për shkak se ishte administrator i disa grupeve militante në internet që bënin thirrje për xhihad”, tha Daçiç përmes një njoftimi për media në lidhje me arrestimin e kryer në kryeqytetin serb.

Në njoftimin për media të MPB-së serbe thuhet se i arrestuari ka komunikuar çdo ditë me sulmuesin e vrarë, që sulmoi një pjesëtar të Xhandarmërisë serbe pranë Ambasadës izraelite dhe se për këtë arsye dyshohet se ka marrë pjesë “në mbështetjen logjistike dhe organizimin e këtij akti terrorist”.

Më herët, Daçiç po ashtu tha se sulmuesi i vrarë ishte nga qyteti Mlladenovac.

“Është konstatuar se personi që ka kryer sulmin terrorist është Millosh Zhujoviç [1999], emri fetar Salahudin, i konvertuar, nga Mlladenovaci, i cili është shpërngulur për të jetuar në Novi Pazar”, thuhet në deklaratën e MPB-së së Serbisë.

Daçiç tha gjithashtu se sulmi u karakterizua si një akt terrorist “i drejtuar kundër shtetit të Serbisë ashtu edhe kundër pjesëtarëve të Xhandarmërisë”.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026