Arrestohet personi që u dyshua se do hidhte në erë konsullatën iraniane në Paris
Policia franzeze ka arrestuar personin i cili kërcënoi se do hidhte në erë në konsullatën iraniane në Paris.
Hetimet zbuluan se personi i dyshuar se mbante me vete një brez me eksploziv, ishte i parmatosur.
Një burim policor i tha agjencisë së lajmeve Reuters se personi në fjalë u pa rreth orës 11 të mëngjesit me orën lokale duke hyrë në konsullatë dhe duke mbajtur një granatë dhe jelek shpërthyes me vete.
Zona u rrethua nga forcat speciale franceze dhe burri u ndalua pasi doli nga konsullata.
Kanali televiziv francez BFM tha se burri ishte i pajisur me granata false dhe jo municion të vërtetë.
Një burim policor tha se i njëjti person dyshohet për një tentativë zjarrvënieje pranë konsullatës iraniane në një incident shtatorin e kaluar.
Gazeta Le Parisien duke iu referuar dëshmitarëve, tha se burri kishte tërhequr zvarrë flamujt në konsullatë dhe tha se donte të hakmerrej për vdekjen e vëllait të tij
Ishte e paqartë nëse incidenti kishte ndonjë lidhje me tensionet në rritje midis Iranit dhe Izraelit.
Vetëm mëngjesin e sotëm Izraeli ndërmori një sulm me raketa mbi qytetin iranian të Isfahanit, por që Teherani e hodhi poshtë incidentin dhe tregoi se nuk kishte plane për hakmarrje.
LEXONI GJITHASHTU:
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein