Arrestohet shoferi i X6 që përfundoi te diga e liqenit

22 Gusht 2023 | 19:30

Eldi Allushi, 26-vjeçari i cili përfundoi në digën e liqenit pasi u përplas në bordurën mbrojtëse është arrestuar nga policia.

Efektivët mundën ta lokalizojnë rreth orës 15:00 të së martës, ndërkohë që ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të mëngjesit të po së njëjtës ditë.

Dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Allushi është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit  BMË X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial.

Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve të policisë, ky shtetas qarkullonte i armatosur me armë zjarri...
10:24 | 04/07/2026

Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Ambasada ka shpërndarë edhe...
09:51 | 04/07/2026

Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve

Zjarri i rënë prej mbrëmjes së të premtes në Malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”, vijon të jetë aktiv, por me intensitet më të ulët....
09:30 | 04/07/2026