Me shpejtësi skëterre, publikohet videoja e BMW që “fluturon” tek diga e Liqenit

22 Gusht 2023 | 13:16

Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka publikuar videon e aksidentit të ndodhur mëngjesin e së hënës në zonë e Liqenit Artificial.

“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – se makina s’ka vendimmarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët por dhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! Bashkë me Policinë e Shtetit kemi mbledhur provat e do kerkojmë dënim maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës e bashkëjetesës në qytet”, shkruan Veliaj në Facebook.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku mjeti i tipit BMW X6 që po udhëtonte me shpejtësi në “Rrugën e Kosovarëve” është ngjitur në digën e liqenit artificial duke u përplasur me murin.

Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ai është një 26-vjeçar nga Durrësi i cili është shpallur në kërkim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër. Me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës

Mijëra qytetarë shqiptarë pritet të mblidhen edhe këtë të shtunë në kryeqytet, këtë herë në kuadër të protestës kombëtare. Ky manifestim shënon ditën e 35-të...
12:13 | 04/07/2026

Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia

Avokati Gentian Serjani këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” ka bërë ne dije se është takuar me një nga protestuesit e ndaluar të cilin...
12:05 | 04/07/2026

Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar në rrjetin e tij social në “Facebook” lidhur me 62-vjetorin e tij. Rama ka ndarë një foto...
11:47 | 04/07/2026