Dinamika e aksidentit te Liqeni, mjeti ngjiti skarpatin e digës dhe u përplas

22 Gusht 2023 | 11:31

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e aksidentit të pazakontë, të BMW-së e cila u gjet e përplasur në pedonalen te diga e liqenit.

Policia bën me dije se mjeti tip BMW, i cili drejtohej nga një 26-vjeçar ka dalë jashtë rruge dhe për shkak të shpoejtësisë ka ngjitur skarpatin e digës së liqenit.

Mjeti është ndalur kur është përplasur me me bordurën mbrojtëse anës liqenit. Policia ka bërë të mundur identifikimin e të riut i cili u largua nga vendngjarja.

Materialet procedurale në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjetjen dhe sekuestrimin e 46 kg kanabis në Rinas. Operacioni “Suitcases” u zhvillua të premten teksa...
13:05 | 04/07/2026

Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim. Sipas tij, dita...
13:04 | 04/07/2026

Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike

Fillimisht protestuan kundër flamingos, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të këndojë edhe për shkollat, vendet e punës...
12:48 | 04/07/2026