Arrihet akordi me Isak, Liverpool drejt zyrtarizimit të sulmuesit suedez

29 Korrik 2025 | 15:03

Aleksander Isak është blerja e radhës e kampionëve të Anglisë, Liverpool me palët të cilat kanë arritur akordin. Sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e udhëhequr nga Arne Slot, ndërsa kjo cilësohet një tjetër goditje e madhe pas Ekitike e Wirtz. Përgjatë kësaj të marte është zhvilluar një tjetër takim mes drejtuesve të të dyja skuadrave si dhe përfaqësues të futbollistit, ku thuhet se është gjetur gjuha e përbashkët për largimin e tij.

Newcastle më herët deklaroi se nuk dëshironte që shtatlarti të braktiste skuadrën, por Isak nuk pranoi të paraqitej në stërvitje, duke i bërë me dije dhe trajnerit Howe se kërkonte një aventurë tjetër. Këmbëngulja e Liverpool bëri që vetë lojtari të shfaqte dëshirën për tu larguar, sidomos kur flasim për një ekip ndër më të mëdhenjtë në ishull e më tej në gjithë kontinentin e vjetër.

Vlera e cila do të paguhet nga gjigantët e Premier League nuk bëhet me dije, por pritet të jetë më e larta në këtë merkato verore, duke shkuar më tepër se 130 milionë euro, të cilat shkojnë në arkat e qymyrxhinjve, duke e bërë këtë dhe shitjen më të madhe në historinë e klubit. Liverpool me këtë lëvizje është ekipi që ka shpenzuar më së tepërmi këtë verë edhe pse merkato nuk ka përfunduar, por llogaritet afro 400 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026