Arrihet dakordësia për Kosovën, Euronews zbardh draftin final

5 deputetët lënë mandatin
11 Tetor 2023 | 16:39

Pak orë përpara se Kuvendi të mbajë një seancë të posacme për Kosovën është arritur dakordësia mes PS dhe PD për një projekt-rezolutë të përbashkët.

Euronews Albania ka zbardhur ekskluzivisht draftin e plotë me 3 pika ku mbështetet rezoluta e Kuvendit të Kosovës.

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

  • Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023;
  • Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës;
  • Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.

Seanca plenare e së enjtes do t’i  dedikohet plotësisht Kosovës. Kjo seancë e posaçme është rezervuar për diskutime lidhur me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndërsa pritet që ligjvënësit shqiptarë të votojnë një rezolutë e cila dënon sulmin e serbëve ndaj policisë së Kosovës.

Agjenda parashikon zhvillimin e një mocioni me debat për këtë çështje, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i jashtëm Igli Hasani që do të shpjegojnë qëndrime e mbajtura nga Tirana zyrtare deri më tani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026