Arrihet marrëveshja në BE për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën marrëveshjen paraprake për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Plani i rritjes është një paketë financiare kushtuar shteteve të rajonit e cila u prezantua nga Komisioni në nëntor 2023.
Plani shtrihet në periudhën 2024-2027 dhe pritet të sigurojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro hua për partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Do jetë një strukturë plotësuese për Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA III), duke rritur ndjeshëm mbështetjen financiare për partnerët në rajon.
Struktura do të mbështesë partnerët e BE-së në rajon për të ndërmarrë reforma të lidhura me bllokun dhe të stimulojë konvergjencën ekonomike me BE-në, bazuar në Agjendat ambicioze të Reformave. Struktura do të promovojë linjëzimin e partnerëve me vlerat e BE-së, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat në kuadër të anëtarësimit në BE në të ardhmen.
Marrëveshja paraprake duhet të marrë mbështetje në Këshill dhe Parlament me synimin që të miratohet zyrtarisht nga të dy institucionet pas rishikimit ligjor-gjuhësor.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit