ARRSH publikon projektin e rrugës alternative për segmentin Librazhd-Prrenjas

2 Mars 2026 | 11:32

Këtë të hënë Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, për herë të parë ka bërë publik projektin e ri ku do të kalojë segmenti alternativ i aksit Librazhd-Prenjas.

Në një video të shpërndarë nga vetë ARRSH, bëhet e ditur se janë hartuar dhe miratuar masa për ndihmën e menjëhershme të situatës. Kjo përfshin ndërtimin e një segmenti alternativ 1.3 km përgjatë lumit Shkumbin, që do të vijojë përkrah hekurudhës, duke siguruar një kalim për automjetet dhe duke shmangur pjesët e rrezikshme të rrugës.

Për të realizuar këtë, janë ndërmarrë disa veprime të rëndësishme si, devijimi i rrjedhës së lumit për të shmangur ndikimin mbi infrastrukturën e rrugës, rregullimi i urës së dëmtuar dhe lehtësimi i ngarkesës në trupin e rrugës që ka pësuar rrëshqitje.

Sipas propozimeve paraprake, rruga alternative do të kalojë përgjatë rrjedhës së Lumi Shkumbin, paralel me trasenë hekurudhore ekzistuese. Paralelisht, rezultatet e analizave nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar do të përcaktojnë nëse ekziston mundësia e ndërhyrjes dhe rikonstruksionit edhe në segmentin e dëmtuar. Ndërkohë, vijon evakuimi i qindra metrave kub dhera dhe inertesh nga sipërfaqja e dëmtuar e shpatit në “Arrat e Gurrës”, me synim stabilizimin e masivit dhe rikthimin e ekuilibrit natyror të skarpateve.

Po ashtu, janë bërë ndërhyrje në bashkëpunim me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) për demontimin e shtyllave të tensionit të lartë dhe të ulët, të cilat janë prekur nga rrëshqitja. Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.

Kujtojmë se ky aks ka mbetur i mbyllur për disa ditë me radhë për shkak të shembjes së rrugës që prej 10 ditësh, gjë e cila ka sjellë probleme të shumta në trafikun rrugor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhdukja e Eglant Koçit, dalin pamje të reja. Momenti kur Armand Shakaj largon motorin e 34-vjeçarit (VIDEO)

Pamje të reja janë publikuar lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit, Eglant Koçit më 6 qershor në zonën e 5 Majit. Në video shihet Armand Shakaj...
14:12 | 10/06/2026

Zbulohen dy raste të armëmbajtjes pa leje, arrestohen tre persona në Durrës

Janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit tre persona. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë Lamberto Dinaj dhe Arsildo Marku të cilët...
13:53 | 10/06/2026

Vrasja e efektivit Enea Mekolli, ministri Lamallari: Shpërblim financiar për familjen e tij dhe të Edison Adrit

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar shpërblim financiar për policin e rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, si dhe për efektivin...
13:03 | 10/06/2026