Zhdukja e Eglant Koçit, dalin pamje të reja. Momenti kur Armand Shakaj largon motorin e 34-vjeçarit (VIDEO)
Pamje të reja janë publikuar lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit, Eglant Koçit më 6 qershor në zonën e 5 Majit. Në video shihet Armand Shakaj që largon motorin e Koçit dhe pas disa minutash kthehet në këmbë. Motori u gjet 2 ditë pas zhdukjes së 34-vjeçarit.
Të martën u publikua edhe fotografia e fundit e fiksuar nga kamerat e sigurisë e Koçit. Dyshimet e deritanishme të hetuesve të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës lidhen me një sasi parash digjitale që 34-vjeçari posedonte në aparatin e tij celular. Kjo pistë po konsiderohet si një nga motivet kryesore që mund të ketë çuar në rrëmbimin e tij.
Sipas Policisë, si autor i dyshuar i rrëmbimit është Armand Shaka, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng Eglant Koçin. Hetuesit po përpiqen të zbardhin nëse ai ka vepruar i vetëm apo me urdhër të personave të tjerë.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, si dhe identifikimi i ambientit ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit. Sipas provave të mbledhura deri tani, nga ky ambient ka dalë vetëm autori i dyshuar, i cili mendohet se mund ta ketë transportuar më pas 34-vjeçarin me automjet.
Kontrolle të shumta janë ushtruar në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng i riu, si dhe në zona të tjera, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakën pas ngjarjes.
Ndërkohë, automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar Eglant Koçi është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë