Gjykata e Tiranës lë në burg Enea Zyferin, i dyshuar për përkrahje të rrëmbimit të Eglant Kocit

10 Qershor 2026 | 11:32

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Enea Zyferin, kamarier në një lokal në pronësi të Armand Shakajt, një person i shpallur në kërkim si i dyshuar për rrëmbimin e 34-vjeçarit Eglant Koci, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 4 qershor.

Sipas hetimeve paraprake, Zyferi është arrestuar nga Policia e Tiranës nën dyshimin për përkrahje të autorit të krimit. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ai ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen, duke deklaruar se nuk ka dijeni për rrethanat e rrëmbimit.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se provat e mbledhura deri më tani, si ato rrethanore ashtu edhe shkencore, ngrenë dyshime se 35-vjeçari mund të jetë vrarë dhe më pas trupi i tij të jetë zhdukur. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026