Arsenal “dorëzohet” në Portugali, Napoli-Barcelona pa fitues
E mërkura ka regjistruar një rezultat surprizë në Ligën e Kampionëve, pikërisht ai i përballjes së luajtur në Dragao mes Portos dhe Arsenalit. Vendasit arritën të marrin një fitore me shumë vlerë ndaj ekipit londinez në shifrat 1-0, ndërsa gjithçka u zgjidh në limite. Londinezët zhvilluan një lojë duke qarkulluar më tepër topin, por rastet e pastra i pati Porto, të cilat u shpërdoruan dhe në fraksionin e parë. Edhe në fraksionin tjetër panorama ishte e njëjtë, me miqtë të cilët tentonin, por pa sukses.
Goli i vetëm i sfidës do të ishte spektakolar, i shënuar nga Galeno me një predhë nga distanca, me topin që u ndal në rrjetë. Fitore minimale që vlen shumë për Porton, që do të udhëtojë drejt Londrës me një avantazh minimal. Në përballjen tjetër të luajtur në Champions, Barcelona nuk shkoi më tepër se një barazim me Napolin në transfertë, me miqtë të cilët shënuan të parët, por u barazuan nga të besuarit e Calzonës.
Katalanasit luajtën më mirë, sidomos gjatë pjhesës së parë, por 45 minutat u mbyllën me rrjeta të paprekura. Me nisjen e pjesës së dytë Barcelona u tregua më kërkuese dhe gjeti golin me bomberin Lewandowski me këtë të fundit që goditi saktë në hyrje të zonës së rreptësisë duke ndalur sferën në rrjetë. Osimhen riktheu ekuilibrat, kjo pas një vendosje jo të mirë të mbrojtjes blaugrane, duke bërë që rezultati përfundimtar të ishte 1-1.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet