Arsenal qëndron në krye/ Foden “tripletë” ndaj Vilës, Brighton ndalet nga Brentford

4 Prill 2024 | 16:24

Arsenali vijon të udhëheqë kampionatin anglez, ndërsa ka marrë një tjetër fitore në javën e 30.

Të besuarit e Mikel Artetës mposhtën Lutonin në shifrat 2-0, duke hipotekuar 3 pikët e radhës, të cilat i mundësojnë qëndrimin në krye, 1 pikë më tepër se Liverpool, por me një ndeshje më shumë.

Emirates sfida u zgjidh shpejt, me londinezët që kaluan në avantazh me Odegaard, por një autogol i Hashiokas i dërgoi shifrat në 2-0, që në fraksionin e parë, rezultat që qëndroi i pandryshuar deri në fund, me Arsenalin që numëron 68 pikë.

Në përballjet e tjera, Manchester City likujdoi Aston Villan, ndërsa Brighton barazoi pa gola me Brentford.

The cityzens dominuan kundërshtarin duke shënuar që në fillim me Rodrin, ndërsa Duran riktheu ekuilibrat. Në minutat në vijim ishte Foden që realizoi një tripletë, për të vulosur fitoren 4-1.

Man City rikthehet tek triumfi pas dy barazimeve radhazi, ndërsa e sheh veten në vendin e tretë. BrentfordBrighton ishte ndeshja e vetme e së mërkurës që nuk prodhoi gola, ndërsa këtë mbrëmje luhen LiverpoolSheffield dhe ChelseaManchester United.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026