Raporti vjetor i SPAK, zbulohet sa persona janë mbajtur nën përgjim

4 Prill 2024 | 14:12

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, prezantoi përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë këtë të enjte, një përmbledhje të Raportit Vjetor për vitin 2023, lidhur me ecurinë e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në raportin e SPAK bëhet me dije se gjatë vitit 2023 janë mbajtur nën përgjim telefonat e 3335 personave.

Pjesa më e madhe e personave të përgjuar rezultojnë të jenë personat të dyshuar si pjesëmarrës në grupe kriminale.

Në bazë shifrash, telefonat e 1899 personave janë përgjuar për hetime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërkohë që 1436 persona janë përgjuar për korrupsion.

PJESË NGA RAPORTI I SPAK:

Po kështu duhet cilësuar se ka pasur një rritje të aplikimit të metodave të hetimit proaktiv, në rastin e përgjimeve telefonike, por është rritur gjithashtu edhe aplikimi i metodave të posaçme te hetimit si: vëzhgime, kontrolle, simulime, sekuestro i provave materiale, letërporosi, agjentë të infiltruar etj.

  • Gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për 186 procedime penale ku janë interceptuar 3335 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim), ku vërehet rritje krahasuar me vitin 2022.
  • Në vitin 2023, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 109 procedime penale ku janë interceptuar 1436 pajisje fundore, nga 69 procedime penale dhe interceptuar 1023 pajisje fundore, të aplikuara ne vitin 2022.
    • Ndërkohë për çështjet penale të hetuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë përdorur metoda të posaçme hetimore në 77 procedime penale, ku janë interceptuar 1899 pajisje fundore, nga 53 procedime penale janë interceptuar 1154 pajisje fundore, të aplikuara në vitin 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën prej vitesh ka marrëdhënie binjakëzimi...
18:43 | 14/07/2026

INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç

Gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat, ndërsa Shqipëria po përballet me një ndryshim të thellë demografik. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në...
18:34 | 14/07/2026

Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën

Alergjitë nuk kanë më një stinë të përcaktuar, ato janë gjithëvjetore. Përgjatë stinës së verës, alergjitë nga polenet u kanë lënë vendin alergjive ushqimore, atyre...
18:31 | 14/07/2026