Arsenali nis merkaton, londinezët përforcojnë sulmin
Merkatoja verore pritet të jetë e zjarrtë sa i përket transferimit të disa nga yjet e futbollit evropian. Një prej emrave më të përfolur është ai i sulmuesit serb, Dusan Vlahovic. 23-vjeçari është në orbitën e disa klubeve, ndërsa kërkohet me ngulm nga Bayerni i Mynihut, Reali i Madridit dhe Newcastle.
Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, duket se ylli i Juventusit nuk ka ndërmend të qëndrojë më tepër tek bardhezinjtë, madje as në kampionatin Italian. Vlahovic i ka shkelur syrin drejtuesve të Arsenalit, duke treguar qartë se destinacioni i tij do të jetë Londra. Më tej thuhet se topçinjtë nuk e kanë aspak problem që të paguajnë 100 mln euro për Vlahovic, teksa skuadra pritet të përforcohet edhe më tepër në rast të fitimit të kampionatit, diçka që duket e mundur me formën që po kalojnë.
Vlahovic u transferua në vitin 2022 tek Juventusi, aty ku në 34 ndeshje numëron 15 gola. Më parë sulmuesi ka veshur dhe fanellën e Fiorentinës në 4 sezone, ndërsa është një produkt i akademisë së Partizanit të Beogradit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta