Art kundër urrejtjes/Artistët e muraleve në Maqedoni zbukurojnë qytetet me grafite
Dikur gjobiteshin dhe përndiqeshin për prishje të qetësisë publike dhe shkatërrim të pronave, ndërsa sot quhen artistë që zbukurojnë qytetin me grafite.
Një djalë i ri nga Kumanova, Dejvid Stoillovski është investuar në zbukurimin e qytetit të lindjes.
“Që i vogël e kam pasur pasion të bëj grafite nëpër mure. Dëshira ime ka qenë mbulimi i pamjeve të zymta që kaplonin mendjen e njeriut kur i shikonte. Tani i jam dedikuar zbukurimit të lagjes ku jam lindur e rritur”- tha ai.
Nisur nga konflikti i vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, artistit ju shtua më shumë dëshira për të mbuluar vizatimet që nxisnin urrejtje mes shqiptarëve dhe maqedonasve
“Ka patur mbishkrime të ndryshme të pahijshme, ofendime, sharje, gjëra të pahijshme për një shoqëri normale, kështu që ne me ekipin tonë tentojmë që ta mbulojmë këtë gjë të keqe dhe të bëjmë diçka të bukur, interesante, e cila mund të kënaqë njerëzit”-shtoi ai.
Mbeshtetja nga shteti për grupin ku bën pjesë dhe Dejvidi është e papërfillshme.
“Pushtetarët ndonjëherë na mbështesin, ndonjëherë jo. Kur bëjmë diçka me vetë iniciativë, vijnë na përkrahin, por e bëjnë me qëllim që të marrin meritat vetë”- nënvizoi i riu.
Dëshira e grupit të artistëve është që të ndërgjegjësojnë komunitetet që problematikat sociale ti trajtojnë përmes artit grafik.
LEXONI GJITHASHTU:
Parlamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Lehtësohet njohja e diplomave për të rinjtë nga Mali i Zi që studiojnë në Shqipëri
Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 18:41 Kërkoi ndërhyrjen e SHBA-së në gjyqin e babait të tij, djali i Jair Bolsonaros dënohet me 4 vite burg
- 18:41 PAMJE EKSKLUZIVE / Momenti kur autobusi me fëmijë përplaset me makinën në Elbasan
- 18:30 Komentet pozitive të Papës për marrëveshjen SHBA-Iran, reagon Vance
- 18:29 Merz pas deklaratës së Hegseth për rishikimin e trupave amerikane: Aleatët e NATO-s do të forcojnë shtyllën evropiane
- 18:22 Gjykata e Lartë prish sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, çështja kthehet në GJKKO
- 18:20 BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin