Artikulli i New York Times kundër Vuçiç, analisti: Tregues i luftës SHBA-Serbi
Artikulli i New York Times që thotë se presidenti serb ka lidhje të ngushta me krimin e organizuar dhe mafien, sipas analistit serb Dushan Janiç është tregues i një luftë që po nis mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.
Sipas tij është e dukshme që ka një problem komunikimi mes Beogradit dhe Uashingtonit.
“Kjo ishte një nga ngjarjet apo me sakte ngjarjet e vogla le të themi që ndodhën. Të gjithë biem dakord që komunikimi mes Uashingtonit dhe Beogradit ka një problem, diçka nuk shkon te ky komunikim. Në këtë moment s’mund ta them çfarë fshihet pas, për çfarë bëhet fjalë. Por, ishte e qartë që të nesërmen pasi ndodhën të shtënat në shkollë, Vuçiçi ishte njëkohësisht i ndarë mes shqetësimit për artikullin dhe incidentit ose tragjedisë. Gjithsesi, në Serbi, njësoj si në Shqipëri, të gjithë dinë gjithçka. Dimë gjithçka për klanet, për bandat, e dimë që nuk u krijuan sot. Kjo është trashëgimia e viteve ’90. Tregtarët e drogës, bashkëpunimi, privatizimi ua morën paratë.
Në Serbi bëmë një studim, për fondin e vëllezërve Rokfeler, që përfshiu edhe Shqipërinë, për Ballkanin Perëndimor dhe lidhjet mes organizatave të rrezikshme etnike dhe terroriste. Gjetem që ekstremistët, pra, nacionalistët etnikë, në luftë po e ushqejnë vërtet dhunën si mënyrë mbijetese. Por problemi është qe kjo vazhdoi, dolën të dhëna për të cilat foli edhe ky artikull në 10 vitet e fundit. Është problem serioz, por ka diçka pas saj, që mendoj se është mesazhi. Dimë gjithçka për këtë dhe ky artikull ka pasur ndikim serioz në jetën politike. Tani shumë njerëz po thonë: “Ai ka marrë fund, duhet të japë dorëheqjen, Vuçiçi është kriminel.” Por kemi edhe të tjerë që po llogaritin që do ta marrë postin prapë, por fatkeqësisht, shumë pak njerëz po mendojnë si do ta kapërcejmë situatën,” – u shpreh analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja