Zyrtarja: Të zbatohen detyrimet nga marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

12 Maj 2023 | 20:01

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë, ka deklaruar administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Këtë deklaratë ajo e bëri në një konferencë për media, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Power theksoi se aktualisht është e rëndësishme që palët të përqendrohen në detyrimet që dalin nga Marrëveshja për normalizmin e marrëdhënieve, siç është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Përqendrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në zbatimin e kornizës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Gjithmonë ka qenë qëndrim i Shteteve të Bashkuara se kjo duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë dhe natyrisht ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë. Por tani për tani kemi një përqendrim të posaçëm në rëndësinë e asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe rëndësinë e kthimit të serbëve të Kosovës në institucione sa më parë që të jetë e mundur”, tha Power.

Ajo theksoi se përparimi në çështjet si themelimi i Asociacionit do të hapte rrugë për përparim në shumë çështje të tjera dhe se për këtë ekzistonuniteti i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“E kemi bërë të qartë përmes (këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek) Chollet dhe ( i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel) Escobar i kemi cekur cilat janë parimet dhe besoj që në çdo asociacion duhet t’i përmbahen atyre kushteve. Kemi besimin që me sinqeritet këto çështje të zgjidhen në mënyrë specifike dhe të ndihmojnë në përparim dhe mund të bëhen avancime të mëdha në ditët në vijim”, tha Power.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026