Artistët kundër censurës: Të ndalim mafien në pushtet, jo artin
Propozimi i Partisë Demokratike për ndëshkimin e regjimit komunist nuk po gjen mbështetje në rrethin e artistëve. Shumë prej tyre thonë se po gabohet me mendësinë për të censuruar historinë, duke kërkuar rishikimin e projektligjit.
Nuk mundet të censurohet historia në realitetin dhe propogandën që ka prodhuar. Ky është qëndrimi i përbashkët i njerëzve merren direkt apo indirekt më artin në vend.
“ Së pari jam kundër çdo lloj censure. Kjo është të ndërtosh kapitalizmin me metoda komuniste”- tha Budina.
“Është pjesë e historisë”- shprehet Frederik Ndoci.
“Është histori kjo, është propagandistike. Ajo nuk keqinformon shoqërinë.”- tha Robert Aliaj.
Për të ftuarit në emisionin “Now, debati për ndalimin e simboleve komuniste duhet të shqyrtohet në forma të tjera, si hapja e dosjeve apo pastrimi i politikës së sotme.
“Një politikë e moderuar që jeton në postkominizëm duhet patjetër të reflektonte në një qasje të re”- nënvizoi Ardian Isufi
“Nëpërmjet këtij debati ne mund të zbardhim shumë pjesë nga e kaluara”-thekson Ergys Mërtiri.
“Problem për shoqërinë shqiptare është të pastrohet politika.”- tha Robert Aliaj.
Nisma e Partisë Demokratike ka për qëllim të ndalojë me ligj artin e realizimit socialist, përfshi edhe ndërrimin e emrave të rrugëve me heronjtë e kohës së luftës dhe shkatërrimin e lapidarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari