Artistët në protestë përpara Ministrisë së Kulturës për shembjen e Cirkut Kombëtar
Artistët e Cirkut Kombëtar kanë protestuar sot para Ministrisë së Kulturës pas shembjes së Çadrës. Ata kërkojnë një vend të ri për të luajtur shfaqjet artistike.
Historia 62-vjeçare e cirkut për fëmijë, u shemb bashkë me shembjen e çadrës. Çmontimi i shtëpisë së dashur për fëmijë nisi që dje pas rrethimit nga përmbarimi. Fëmijët dhe personazhet e dashur të tyre, klouni, akrobatët, zhonglerët, nuk do të shihen më në te njëjtin vend.
Madje nuk dihen ende se kur do të shihen sepse tani nuk ka më asnjë skenë cirku për fëmijët e Tiranës.
Të revoltuar me Ministrinë e Kulturës, artistët protestuan përpara godinës përmes një formë të veçantë
Ata vendosën një shfaqje të improvizuar në oborrin përpara ministrisë për t’i treguar se arti i tyre nuk mund të lihet në mëshirë të fatit.
Pas këmbënguljes, artistët e cirkut, arritën të takonin një përfaqësues të ministrisë së kulturës për të ditur se ku do të punojnë për sezonin artistik, por ky takim përfundoi pa zgjidhje.
Ministria nuk e ka ende një plan edhe pse e dinte prej kohësh që çadra e cirkut të Tiranës do shembej.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania