Artistët popullorë emocione në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar
Skena e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës është shndërruar në një prezantuese të vërtetë të vlerave, folklorit dhe traditave kombëtare. Këngëtarët popullorë nga zona të ndryshme të vendit si dhe nga shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi etj po përcjellin vlerat më të arrira të folklorit, etnografisë, etj duke kontribuar mes të tjerash për transmetimin e tyre tek brezat e rinj. Artistët popullorë, një pjesë e të cilëve ngjiten, për të disatën herë në skenën e festivaleve shprehen të emocionuar për pjesëmarrjen në këtë event.
“Është kënaqësi e madhe këtu në Gjirokastër që të shohësh gjithë këtë popull të veshur me kostume kombëtare, tradicionale nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Dhe kjo është kënaqësi e madhe për kombin tonë edhe ne si fshat nga Gjormi, Vlorë që vijmë për herë të parë ndjejmë kënaqësi të madhe për folklorin”, pohoi një këngëtar popullor
“Uroj të kënaqen të gjithë dhe ti kënaqim neve me atë performancën që kemi me këngën e vjetër, urojmë që të kënaqen të gjitha trevat e botës me zërin tonë , emigrantët shqiptarë, kudo që janë është një kënaqësi për të gjithë” , u shpreh një pjesëmarrëse në festivalin e Gjirokastrës.
“Këto janë emocione të papërshkruara dhe veçanërisht për ne Shqiptarët e Malit të Zi, të cilët vijmë si tek mëma jonë, sepse siç e dini ne jemi larg trojeve të tokës amë dhe ne i ruajmë me fanatizëm të madh kulturat tona, veshjen karakteristike e përdorim edhe në evenimentet familjare, në dasma domethënë që kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për të mbrojtur dhe për të treguar se jemi popull me kulturë” , tha një prej artistëve popullorë.
“Patjetër që jam e emocionuar, është hera e gjashtë që ngjitem në skenën e festivalit të Gjirokastrës, patjetër që ka emocione jo vetëm si artiste dhe si grup por edhe si trashëgimtare dhe dua ta pasoj tek brezat e tjerë këtë këngë kaq të bukur që kemi të folklorit tonë”, u shpreh këngëtarja e mirënjohur e grupit të Himarës, Katina Beleri
Edicioni i 11 i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës organizohet në periudhën 24 qershor-1 korrik me pjesëmarrjen e rreth 1 200 artistëve popullorë nga hapësira mbarë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 16:01 Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
- 15:54 Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër