Artisti britanik Banksy risjell momentin e Lindjes së Krishtit me instalacionin e tij “Shenja e Betlehemit”

23 Dhjetor 2019 | 08:51

Artisti britanik Banksy ka risjellë në jetë një prej momenteve më të rëndësishme të festave të fundvitit, Lindjen e Krishtit.

Në një mënyrë shumë origjinale ai ka shfaqur veprën e tij në një hotel në Betlehem në Bregun Perëndimor, e hapur nga artisti në vitin 2017.

Sipas artistit ai është munduar ta risjellë këtë moment duke e modifikuar artistikisht për të përcjellë edhe një mesazh tek njerëzit.

E titulluar “Scar of Betlehem” (Shenja e Betlehemit), në vepër shfaqet skena në miniaturë e Jezusit, Marias dhe Jozefit e punuar në pengesën e betonit të Izraelit në Bregun Perëndimor.

Një mur i cili ringjall të gjitha muret dhe pengesat në botë, rrugët e bllokuara për refugjatët. Por tani në këtë mur janë gdhendur në anglisht dhe frengjisht mesazhe të paqes dhe dashurisë. Përmes tyre, artisti jep një mesazh shprese: “Mes murit qëndron edhe një yll, sepse edhe muret rrëzohen, herët a vonë”.

Poshtë skenës, në miniaturë mund të shihen edhe tre dhurata të mëdha.

Menaxheri i hotelit ku ndodhet vepra shprehet se Banksy ka përdorur historinë e Krishtëlindjes për të treguar sesi po jetonin palestinezët në Bregun Perëndimor.

“Ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të sjellë historinë e Betlehemit, historinë e Krishtëlindjes, në një tjetër mënyrë  – për t’i bërë njerëzit të mendojnë më shumë,” tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026

“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan

Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet...
13:38 | 19/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026