Artizanët dhe muzikantët në Berat, shfrytëzojnë sezonin për të fituar nga turistët
Po të ngjitesh në Kalanë e Beratit, në brendësi të saj gjen stenda të artizanëve që tregtojnë punimet e tyre. Përveç tyre, në kala ka edhe muzikantë popullorë që mundohen përmes artit që prodhojnë, të fitojnë të ardhura.
I tillë është Agim Hysenaj, i cili udhëton çdo ditë nga Kuçova për në kalanë e Beratit për të krijuar atmosferë festive për turistët që vizitojnë këtë vend.
Për Agimin dhe kolegët e tij, kjo është një mënyrë të fituar duke transmetuar tek turistët e huaj vlerat e muzikës tradicionale.
“Kemi prej 6 vitesh pa pushim, dimër behar, ka nga pak vlera, do ta bëjnë atë mikrovlerësimin ata që kanë kulturë ai që s’ka dihet. Ka dhe nga ata ekstrem hedhin valle para nesh edhe thonë në fund s’na ndodhen të holla,” – u shpreh ai.
Shpërblimi që marrin nga turistët nuk e justifikon mundin e grupit të muzikatëve, të cilët ka raste që bëjnë muzikë për më shumë se gjysmën e ditës.
“Po të marrim më të madhen 15 euro në ditë, më shumë nuk vete por po mbahemi te 10 euro, muzikë ka arritur deri në 13 orë, 8 të mëngjesit 9 të mbrëmjes,” – u shpreh Hysenaj.
Përveç muzikantëve, në ambientet e kalasë gjen edhe artizanë që tregtojnë punimet e tyre. Ata tregojnë se sa e vështirë është për një artizan të arrijë të nxjerrë fitime nga kjo punë.
“Puna në Shqipëri nuk vlerësohet si duhet, nuk arrijmë atje ku duhet se ne rrimë me orë të tëra, punojmë gjatë dimrit që i shesim tani në verë,” – tha Iqmet Jaho.
Ata shpresojnë që me nisjen e sezonit turistik të rritet edhe numri i turistëve me qëllim që të shesin produktet e tyre për të fituar sadopak të ardhura.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori