Artizanët kërkojnë mbështetje, produktet e punuara me dorë tërheqin turistët

10 Shkurt 2023 | 19:47

Zhvillimi i artizanatit, zejtarisë dhe produkteve karakteristike në Gjirokastër tashmë është një nxitës i rëndësishëm për turizmin. Përgjatë vizitës në qytetin e gurtë dhe rrethinat e tij, vizitorët vendas dhe të huaj marrin si kujtim suvenire të punuara në gur, dru dhe tekstil tradicional.

Për të zgjeruar aktivitetin dhe realizuar produkte cilësore mjeshtrit artizanë kërkojnë mbështetje, e cila do të mundësonte ruajtjen e traditës dhe tërheqjen e turistëve.

“Pjesë e traditës është edhe artizanati duke filluar nga zejet e vjetra që kanë bërë gjithë qytetin në tërësi, duke filluar me kovaçin, me drugdhendësin me gurgdhendësin, me tezgjahun, me kostumet popullore e me radhë dhe po lind e domosdoshme tashmë që në ekonominë e lirë të tregut, në hyrjen e mallrave nga importi ne duhet të ruajmë atë që quajmë pjesën autoktone, vendase”, thotë Viktor Nurçe, drugdhendës

“Mbështetja na duhet dhe është dhënë, kuptohet brenda mundësive, ndikon dh është e rëndësishme. Nga ana tjetër edhe ne përmirësojmë produktin duke pasur në një farë mënyre edhe konsulencën e tyre, përmirësojmë produktin, nuk dalim nga natyra çfarë të ofron Gjirokastra dhe çfarë gjejmë në Gjirokastër”, shprehet Eli Zhulati, qëndistare.

Aktualisht, në zonën historike të Gjirokastër ushtrojnë aktivitetin rreth 40 qendra artizanati, të cilat kanë lehtësira fiskale. Në vazhdimësi synohet mbështetja e tyre me financime nga pushteti vendor dhe Ministria e Kulturës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026