Muzeu i armëve në Gjirokastër, 10 mijë turistë në 2022-shin
Armët relike pjesë e fondit të Muzeut të Armëve në Kalanë e Gjirokastrës tërheqin interesin e vizitorëve.
Muzeu përmban një shumëllojshmëri armësh të modeleve të ndryshme, që nga kohët më të lashta e deri në ditët e sotme. Numri i madh i armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, kanë interes kryesisht për specialistët.
“Interesi i vizitorëve të huaj për Muzeun e Armëve është veçanërisht i rëndësisë së madhe sepse ata nëpërmjet vizitës në muze njihen me armët e përdorura në periudha të ndryshme historike të luftës dhe janë tepër kuriozë në cilat periudha dhe cilat shtete i kanë prodhuar këto armë që janë përdorur,” – u shpreh ciceronia Albana Ismaili.
Krahas armëve trofe, pjesë e veçantë e këtij muzeu janë edhe armët e prodhuara përgjatë periudhave të ndryshme të historisë së Shqipërisë. Armët daton disa shekuj më parë, që nga periudha e strallit, rendi feudal, periudha osmane dhe armët e kohës së Skënderbeut. Këndi i armëve të traditës shqiptare është ndër pjesët më vizituara të muzeut, kryesisht nga turistët e huaj.
“Është me interes të veçantë sepse pasqyron gjurmë historike të armatimeve të vjetra gjithashtu edhe armët e strallit, të cilat shfaqin interes të veçantë për modelin e tyre. Të cilat janë prodhuar me porosi të familjeve feudale dhe janë unike, nuk ka dy të njëjta për llojin e vet,” – tregoi Ismaili.
Muzeu i armëve u hap në 1971 si Muze kombëtar i armatimeve ku u sollën gjithë armët dhe tipet e tyre të përdorura gjatë Luftës së I dhe të II botërore dhe jo vetëm.
Përgjatë vitit 2022 Muzeu i Armëve u vizitua nga mbi 10 mijë turistë, ndërsa synohet që për këtë vit numri i vizitorëve në mjediset e tij të jetë më i lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë