Artizania nga Izraeli në Gjirokastër, qëndis veshjet popullore shqiptare prej vitesh

17 Prill 2024 | 17:08

Prej disa vitesh 68-vjeçarja Mihal Kohen udhëton rregullisht nga Izraeli në drejtim të Shqipërisë dhe Gjirokastrës për të parë nga afër dhe punuar në qëndisje veshjet tona popullore.

Lindur dhe rritur në një familje artizanësh izraelitë e ka lidhur jetën me punimet karakteristike ndërsa ka realizuar edhe studime  për traditat popullore në shumë vende të botës. Njohja me Shqipërinë dhe vlerat e artizanatit të këtushëm kanë qenë një befasi e vërtetë për të.

“Vazhdimisht kam qenë e interesuar për traditën dhe artizanatin shqiptar sepse mesa di është i veçantë dhe origjinal krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, në guidat dhe albumet fotografikë kam parë artizanët e këtushëm dhe punimet e tyre karakteristike çfarë më nxiti edhe më shumë interesin. Tashmë prej disa vitesh njoh dhe kam vendosur kontakte me vajzat dhe gratë artizane të Shqipërisë”, thotë artizania nga Izraeli.

Gjatë qëndrimit në Gjirokastër së bashku me artizanet e tjera nga Izraeli realizon në qëndisje motivet e veshjeve popullore me një përkujdesje të veçantë. Për të, vendi ynë paraqet një larmishmëri dhe pasuri të veçantë të etnografisë dhe kostumeve karakteristike.

“Gjatë vizitës këtu në Shqipëri së bashku me gratë e tjera nga Izraeli kemi parë gra artizane që realizojnë punime karakteristike mjaft tërheqëse,  mund të them se çdo zonë e Shqipërisë ka artizane të veçanta p.sh modelet e veshjeve popullore dhe mënyra e punimit të tyre në jug është e ndryshme nga ato në  veri në Mirditë apo Shkodër”, shprehet ajo.

Tashmë 68-vjeçarja është e lidhur pazgjidhshmërisht me traditat tona popullore. Në Izrael ajo promovon vlerat e Shqipërisë duke ftuar miqtë dhe të njohurit për të vizituar Gjirokastrën dhe zona të tjera të vendit.

“Pas çdo udhëtimi që zhvilloj në Shqipëri kur kthehem ne Izrael i flas të njohurave të mia, kryesisht gra artizane për ato gjëra të bukura që kam parë këtu. I ftoj ato të vijmë së bashku në vendin tuaj për të parë nga afër llojet e artizanatit dhe punimet tradicionale dhe pse jo të vendosim së bashku mundësi të reja bashkëpunimi. Dëshira ime është që ti ruani dhe transmetoni tek të rinjtë këto vlera të papërsëritshme”, thotë 68-vjeçarja.

Veshjet popullore dhe mënyra e qëndisjes së tyre janë një ndalesë interesante e udhëtimeve turistike në Gjirokastër, veçanërisht për gratë dhe vajzat nga vende të ndryshme të botës.

“Interesi i lartë që kanë për njohjen e etnografisë dhe kulturës së qytetit, të Shqipërisë në përgjithësi, veshjet që kanë pasur dikur shqiptarët, ky është interesi të paktën në punishten time, kjo është veshja tradicionale”, thotë Buqe Muka, artizane e qëndisjes.

“Mihali është eksperte e qëndisjes dhe artit të të punuarit me dorë por si ajo ka edhe shumë vajza dhe gra të tjera, të cilat janë të interesuara për punën e dorës shqiptare dhe për traditën dhe kulturën që ka Shqipëria, për këtë arsye ne kemi krijuar jo vetëm turin e Jugut siç ndodhi vjet dhe po riaktivizohet edhe këtë vit por kemi krijuar edhe turin e veriut që do të shitet relativisht mirë pasi kërkesat janë të larta”, Rozana Gjergji, Operatore Turistike.

Gjirokastra ofron një larmishmëri të madhe destinacionesh duke qenë një pikë tërheqëse për turistët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026