Gjirokastër, autobusi përplaset me autoveturën, vetëm dëme materiale

13 Prill 2024 | 13:50

Një aksident rrugor problematik është regjistruar në rrugën kombëtare Levan-Tepelenë ndërsa një autobus udhëtarësh është përplasur me një autoveturë.

Si shkak i kësaj përplasje është dëmtuar lehtë drejtuesi i autoveturës me inicialet R. R, 60 vjeç, banues në Memaliaj si dhe janë regjistruar dëme materiale. Sipas policisë së Gjirokastrës shtetasi R. R. ka kryer manovër të gabuar me automjetin e tij, i cili për pasojë është përplasur me autobusin që drejtohej nga shtetasi Gj. V., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili gjithashtu po kryente një parakalim të gabuar.

Në vazhdim të procedurave për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesit e autoveturës dhe autobusit të udhëtarëve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026