‘As nga BE, as nga SHBA, as nga Hëna’, Rama s’pranon këtë kritikë për amnistinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi për mediat se janë të vendosur ta çojnë para projektligjin për amnistinë fiskale.
Ai u shpreh se janë duke ballafaquar kritikat me faktet dhe faktet me burimet e kritikave në mënyrë që të kenë një opinion të gjerë sa i takon kësaj çështje.
Sidoqoftë, e vetmja kritikë që nuk e pranon dot, Rama tha se lidhet me paragjykimin se vendet e tjera mund ta bëjnë amnistinë, por jo Shqipëria.
“Paragjykimin se amnistia është kushtetuese, se amnistinë e bëjnë vendet e tjera, por Shqipëria…shiko se Shqipëria, këtë nuk e pranojmë as nga Bashkimi Europian, as nga Shtetet e Bashkuara, as nga Hëna,” – u shpreh kryeministri.
Rama komentoi gjithashtu dhe sulmin e fortë kibernetik që tregoi forcën e sistemit tonë.
Sipas tij rënia e sistemit në një moment të caktuar ndodh në çdo vend dhe mbyllja e dyerve për t’u mbrojtur është pjesë e një mase në këtë pjesë.
Kryeministri sqaroi se brenda kësaj fundjave ekipi i punës do të përfundojë sistemimin e gjithçkaje që ndaloi së funksionuari prej sulmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 21:37 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
- 21:32 Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 21:30 Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
- 21:14 Momente unike për Messin, shokët e ekipit e “mbajnë në ajër” pas kualifikimit madhështor të Argjentinës
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë