Asambleja e PS! Belinda Balluku nuk lëviz nga Fieri, gazetarja Shehu sjell detajet
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Sheku nga Gjiri i Lalëzit ka zbuluar detaje të reja lidhur me diskutimet që po zhvillohen në Asamblenë e PS-së. Gazetarja thekson se ka zëra por jo të konfirmuar që pritet të ketë disa ndryshime në qarqe të drejtuesve politikë. Ajo shton se deri tani është e konfirmuar se në qarkun e Fierit do të vijojë të qëndrojë Belinda Balluku.
“Në fakt ditën e sotme përveç organizimit të brendshëm të Partisë Socialiste, pikëpyetja më e madhe është nëse do të kemi ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe. Kjo organizatë ose më saktë kjo Asamble e Partisë Socialiste ditën e sotme në Durrës zhvillohet ekzaktësisht një vit përpara se të mbahen mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale.
Duke marrë parasysh që Partia Socialiste në pjesën më të madhe të rasteve është e organizuar dhe nuk i lë asgjë rastësisë apo momentit të fundit mund të ketë edhe nga zoti Rama gjatë fjalës së tij kur të jetë e hapur edhe për mediat në fund të saj ndryshime tek drejtuesit politikë në qarqe.
Aktualisht kemi të konfirmuar vetëm qarkun e Fierit ku do të vijojë të qëndrojë Belinda Balluku, ndërkohë sa i takon qarqeve të tjera mund të ketë ndryshime. Do të vlerësohet nëse këto ndryshime do të bëhen ditën e sotme apo në një periudhë tjetër. Zëra ka, por jo të konfirmuar që pritet të ketë disa ndryshime në qarqe duhet thënë”, tha ajo.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë