Asgjësohen 2848 bimë kanabis në Shkodër, shpallet në kërkim 48-vjeçari
Si rezultat i kontrolleve në terrene të vështira malore në saj të operacionit policor “Territor i pastër, janë asgjësuar 2848 bimë cannabisi.
Sipas njoftimit të policisë një person i dyshuar për kultivimin e 74 prej këtyre bimëve, në vendin e quajtur “Lugu i thive”, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në terrene shumë të vështira malore në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. Sh., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar 74 bimë cannabisi, në vendin e quajtur “Lugu i thive”. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit. Gjithashtu, këto shërbime gjetën dhe asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1986 bimë të tjera cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 508 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 182 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Luf-Qerret, 98 bimë cannabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë