Asgjësohen mbi 8 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen 5 kryetarë fshatrash
Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 8028 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa dhe ka proceduar 5 kryetarë fshatrash lidhur me këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 7073 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Ndrejaj, shtetasin N. V.; për kryetarin e fshatit Lekaj, shtetasin P. S.; për kryetarin e fshatit Nicaj, shtetasin V. V.; për kryetarin e fshatit Plan, shtetasin N. Sh.; dhe për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim krimi”, për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin P. H.
Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 780 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 175 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë